Studentët kanë mbushur korridoret e Fakultetit Ekonomik, ku kanë hyrë duke bërë thirrje për bojkotimin e mësimit dhe bashkimin me protestën kundër kryeministrit Edi Rama.
Siç shihet edhe në pamjet nga SYRI, korridoret e fakultetit janë mbushur me studentë, të cilët marshojnë mes thirrjeve në kor: “Erdhën studentët” dhe “Bojkoto dhe protesto”.
Të rinjtë u bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre të lënë mësimin dhe t'i bashkohen protestës, e cila vijon prej 23 ditësh me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Studentët kanë refuzuar vazhdimisht ofertën e Ramës për dialog, duke këmbëngulur se largimi i tij nga detyra mbetet kërkesa e panegociueshme e protestës.
© SYRI.net
'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin…'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një vend pa korrupsion
Studentët në protestë për të 23-ën ditë radhazi, marshojnë drejt Ekonomikut: Rama jepe dorëheqjen
Paketa fiskale godet shqiptarët/ Bozdo: Rrit TVSH-në, dividendin, kostot e biznesit dhe taksat e makinave deri në 6 herë