Wendt: SHBA ka investuar më shumë se 40 mln dollarë për mrojtjen nga sulmet kibernetike, që financohen nga qeveritë e huaja

Më shumë se 40 milionë dollarë janë investuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të forcuar mbrojtjen nga sulmet kibernetike në vendin tonë.
Këtë gjë e bëri të ditur ambasadori i SHBA në vendin tonë Eric Wendt, në Konferencën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Shqipërisë.
“Shtetet e Bashkuara kanë investuar më shumë se 40 milionë dollarë për të forcuar mbrojtjen e Shqipërisë ndaj kërcënimeve kibernetike të sponsorizuara nga qeveri të huaja. Në Konferencën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Shqipërisë, Ambasadori Eric Wendt vuri në pah përparimin e Shqipërisë në forcimin e qëndrueshmërisë digjitale dhe trajnimin e ekspertëve të ardhshëm përmes partneritetit me Shtetet e Bashkuara, përfshirë programe si CyberNext. Së bashku, po ndërtojmë një infrastrukturë digjitale më të fortë e më të sigurt për Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.




