Kos: Pushteti i ri në Serbi duhet të rikthejë besimin e BE-së
Fituesit e zgjedhjeve në Serbi duhet të punojnë për të rikthyer besimin e institucioneve evropiane, në mënyrë që vendi të dalë nga ngecja shumëvjeçare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, thotë komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, për Radion Evropa e Lirë.
Sipas saj, rikthimi i besimit dhe zbatimi i reformave do të mundësonin edhe zhbllokimin e fondeve që Komisioni Evropian i ka pezulluar, për shkak të regresit të Serbisë në fusha kyç.
“Gjëja e parë, dhe për mua shumë e rëndësishme, është ndërtimi i besimit. E di që ky është një term psikologjik, por ka rëndësi të madhe kur flasim për mbështetjen që shtetet anëtare do t’i japin procesit të anëtarësimit dhe për shpejtësinë me të cilën mund të përparojmë”, thotë Kos.
“Është e nevojshme që Serbia të ndërtojë besim ndaj shteteve anëtare dhe Bashkimit Evropian në përgjithësi, por edhe ne të ndërtojmë besim ndaj qytetarëve të Serbisë. Këtë detyrë e marr shumë seriozisht dhe personalisht. Nëse hapat e parë përfshijnë zbatimin e reformave të nevojshme në sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit dhe të mediave, si dhe luftën kundër korrupsionit, kjo do të krijonte mundësi për zhbllokimin e fondeve që kemi pezulluar”, shton ajo.
Sipas Kosit, këto reforma do të ndihmonin edhe në sigurimin e mbështetjes së shteteve anëtare të BE-së për vazhdimin e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian.
Kos prezanton Raportin e Progresit: Mali i Zi mund të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028
Macron uron presidenten Shiroka-Pula: Kosova të rifillojë përparimin në fushat që i kontribuojnë perspektivës evropiane
OVL-UÇK paralajmëron aktivitet simbolik në 6-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së
- 13:58 Shtyrja e Panairit të Librit, zbulohen datat e reja kur do të mbahet
- 13:56 SHBA investon mbi 40 milionë dollarë për sigurinë kibernetike të Shqipërisë
- 13:51 Raporti i BE-së: Kosova ngec në reformat kyç për integrim
- 13:49 Parlamenti Evropian reagon pas fitores së demokratëve: Zgjedhjet në SHBA, mesazh i qartë kundër politikave të Trump
- 13:41 KE publikon progres-raportin për Shqipërinë: Më shumë rezultate në luftën kundër korrupsionit
- 13:34 Khamenei pas zgjedhjeve në SHBA: Kush pret ndryshim të politikës së Uashingtonit ndaj Iranit, gabohet thellësisht