Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta studentore në ditën e 23-të

Studentët në protestë për të 23-ën ditë radhazi, marshojnë drejt Ekonomikut: Rama jepe dorëheqjen

Studentët në protestë për të 23-ën ditë radhazi, marshojnë drejt Ekonomikut: Rama jepe dorëheqjen

13:38, 04/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Studentët kanë dalë sërish në protestë kundër kryeministrit Edi Rama, duke shënuar ditën e 23-të radhazi të protestës. Me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë, ata vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.

Protestuesit janë nisur në marshim drejt Fakultetit Ekonomik, ku do të vijojnë thirrjet për t'iu bashkuar protestës. Përmes sloganeve të tyre, studentët kërkojnë revolucion dhe ndryshim të situatës politike në vend.

Ndërkohë, prej disa ditësh kryeministri Edi Rama u ka ofruar studentëve dialogun, por kjo ofertë është refuzuar prej tyre.

Studentët kanë bërë të qartë se nuk pranojnë negociata me qeverinë dhe se kërkesa e tyre mbetet e njëjtë: dorëheqja e Edi Ramës.

Protesta vijon kështu për të 23-ën ditë radhazi, ndërsa studentët bëjnë thirrje për pjesëmarrje më të madhe në tubimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco