Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të mërkurë të rrisë çmimin e naftës me 4 lekë për litër, duke e cuar në 216 lekë, nga 212 lekë që ishte më parë. Ndërkohë, benzina është ulur me 7 lekë, duke zbritur në 172 lekë për litër, nga 179 lekë që ishte në fuqi deri më tani. Në tregtimin me shumicë nafta do të shitet jo më shumë se 204 lekë për litër, ndërsa benzina jo më shumë se 160 lekë për litër. Çmimet e reja hyjnë në fuqi këtë të mërkurë, në orën 14:00, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të rishikohen në varësi të lëvizjeve të çmimeve në treg.