E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Ndryshon data e Panairit të Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet edicioni i 29-të

Panairi i 29-të i Librit në Tiranë nuk do të zhvillohet në datat e parashikuara, 11-15 nëntor, për shkak të situatës së tensionuar në kryeqytet dhe protestave të paralajmëruara. Organizatorët kanë vendosur ta shtyjnë këtë ngjarje të rëndësishme kulturore, duke njoftuar tashmë edhe datat e reja të zhvillimit.

Sipas përditësimit të fundit, Panairi i Librit 2026 do të mbahet nga data 24 deri më 28 dhjetor.

Në njoftimin drejtuar botuesve dhe ekspozuesve, organizatorët kishin bërë të ditur se kushtet aktuale nuk garantonin zhvillimin normal të aktivitetit. Sipas tyre, situata krijonte pasiguri për pjesëmarrjen e vizitorëve dhe lexuesve, veçanërisht të fëmijëve dhe të rinjve, të cilët janë ndër protagonistët kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Vendimi për shtyrjen u mor pas konsultimeve me botues dhe përfaqësues të botës së librit. Pas përcaktimit të datave të reja, takimi i shumëpritur mes autorëve, botuesve dhe lexuesve do të zhvillohet në fund të dhjetorit.

Reklamë

Kështu, edicioni i 29-të i Panairit të Librit në Tiranë do të zhvendoset në periudhën festive të fundvitit, duke sjellë një mundësi tjetër për lexuesit që të njihen me botimet e reja dhe të takojnë autorët e tyre të preferuar.

/vizionoplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.