Joao Neves flet për të ardhmen dhe sqaron nëse mendon të largohet nga PSG

Joao Neves e sheh të ardhmen e tij te Paris Saint-Germain. Mesfushori portugez ka thënë se dëshiron ta mbyllë karrierën në klubin parisien dhe nuk synon të transferohet në një kampionat tjetër evropian.

Në moshën 22-vjeçare, ai është bërë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës franceze dhe vlerësohet ndër mesfushorët e rinj më të mirë në botë.

Të lidhura

None found

Neves pati sërish rol të rëndësishëm në fitoren 6-0 të PSG-së kundër Villarrealit në Ligën e Kampionëve, ndeshje në të cilën shënoi një gol.

Duke folur për planet e tij, reprezentuesi portugez sqaroi se interesimi i mundshëm nga klube të tjera nuk ia ndryshon dëshirën për të qëndruar në Paris. Ai u shpreh se dëshiron të kalojë të gjithë karrierën te PSG-ja, se nuk synon të luajë në Spanjë apo Angli dhe se objektivi i tij i vetëm është të ndihet mirë në jetë e të fitojë me këtë klub.

Mesfushori ka rinovuar së fundmi kontratën me kampionët francezë deri në verën e vitit 2031, duke përforcuar lidhjen e tij afatgjatë me klubin parisien.


Shtuar më 4.11.2026 13:13