EMRI/ E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë

EMRI/ E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë

12:44, 04/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident tragjik në vendin e punës i ka marrë jetën një 61-vjeçari me origjinë shqiptare në Casarano të provincës së Leçes, në Itali.

Viktima është identifikuar si Bashkim Rushani, i lindur në Durrës dhe banues në Casarano. Ai ishte pronar i një kompanie që operon në sektorin e ndërtimit.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës në rrugën Via Comunale Palla, ku Rushani po kryente punime në një banesë private.

Gjatë procesit të punës, ai mbeti i shtypur nga rrëzimi i një porte rrëshqitëse, duke pësuar plagë fatale.

Për nxjerrjen e trupit u desh ndërhyrja e zjarrfikësve, ndërsa në vendngjarje mbërritën edhe ekipet e urgjencës së shpejtë 118 dhe karabinierët.

Pavarësisht përpjekjeve të tyre, mjekët vetëm sa konfirmuan vdekjen e 61-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco