Transportonin dru pa dokumentacionin ligjor, gjobiten 2 drejtuesit e mjeteve

4 Nëntor 2026 | 13:00

Drejtoria Rajonale e IKMT Dibër ka bllokuar mbrëmjen e kaluar dy raste të transportit të lëndëve drusore.

Sipas njoftimit, ndërhyrja e parë u krye gjatë kontrolleve në aksin Muhur-Selishtë ndërsa e dyta në aksin që lidh Burrelin me Urakën. Gjatë verifikimit të kryer nga punonjësit e IKMT u konstatua se transportimi i lëndës drusore bëhej pa dokumentacionin ligjor.

Bëhet e ditur gjithashtu, se në të dy rastet lënda drusore u sekuestrua duke ju vënë në dispozicion njësisë vendore ndërsa ndaj drejtuesve të mjeteve u vendosën masat administrative në përputhje me përcaktimet ligjore.

Kontrollet për parandalimin dhe ndëshkimin e ndërhyrjeve të paligjshme në zonat pyjore vazhdojnë në të gjithë territorin e vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Buxheti i drejtësisë për vitin 2027, 30 miliardë lekë. Gogu: Hapen 10 zyra të reja të Ndihmës Juridike Falas

Sistemi i drejtësisë do të përfitojë rreth 30 miliardë lekë në vitin 2027, duke shënuar buxhetin më të lartë deri më tani. Ministri i Drejtësisë,...
12:57 | 04/11/2026

Dhunuan punonjësin e karburantit dhe i morën xhiron ditore, në pranga dy autorët në Mat

Dy persona janë vënë në pranga këtë të mërkurë, pasi gjatë orëve të para të mëngjesit kanë vjedhur xhiron ditore të një pike karburanti dhe...
12:55 | 04/11/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës këtë të mërkurë ka dale me një deklaratë ku ka bërë me dije se ka vendosur çmimet e reja të shitjes së...
12:37 | 04/11/2026