Avokati Saimir Vishaj, është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare. Dhoma e Avokatisë Tiranë ka përcjellë ngushëllimet e saj për familjen, të afërmit dhe kolegët e tij.
Në reagimin e institucionit, Vishaj përkujtohet për kontributin e dhënë në profesionin e avokatit dhe përkushtimin e treguar ndër vite ndaj drejtësisë.
Të lidhura
None found
Ndarja e tij nga jeta cilësohet si një humbje e rëndë për familjen, miqtë, kolegët dhe komunitetin e avokatëve.
Dhoma u ka shprehur ngushëllime të përzemërta familjarëve të Vishajt dhe të gjithë personave që e njohën apo bashkëpunuan me të.
Varrimi do të mbahet të enjten, më 5 nëntor 2026, në orën 11:00, në Babicë të Vlorës.
“U prehtë në paqe!”, përfundon mesazhi i Dhomës së Avokatisë Tiranë.
Reagimi i plotë:
Me dhimbje të thellë njoftojmë se kolegu ynë i respektuar, Av. Saimir Vishaj, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare.
Humbja e tij është e dhimbshme për familjen, miqtë, kolegët dhe komunitetin e avokatëve.
Avokat Saimir Vishaj do të kujtohet me nderim për kontributin e dhënë në profesion dhe për përkushtimin shumëvjeçar në shërbim të drejtësisë.
Në këtë periudhë të vështirë, Dhoma e Avokatisë Tiranë u përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes Vishaj, të afërmve dhe kujtdo që pati rastin ta njihte e të punonte me të.
Ceremonia mortore do të mbahet të enjten, më 5 nëntor 2026, në orën 11:00, në Babicë të Vlorës.
U prehtë në paqe!
Me respekt dhe dhimbje,
Dhoma e Avokatisë Tiranë








