Drita – Prishtina, formacionet zyrtare të derbi të mbetur të xhiros së dytë

Drita dhe Prishtina kanë publikuar formacionet zyrtarë të ndeshjes së mbetur të xhiros së dytë të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Gjilanasit janë nikoqir të prishtinasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial në Gjilan, nga ora 13:00.
Ekipi i Ardian Nuhiut vjen në këtë ndeshje pas një serie prej katër fitoreve dhe synon të pestën me radhë për të barazuar Prishtinën me pikë në vendin e dytë dhe për t’i qëndruar Malishevës afër me vetëm një pikë.
Në anën tjetër, ekipi i Orges Shehit ka një formë të përzier me dy fitore, dy barazime dhe një humbje në pesë ndeshjet e fundit, por fitorja e fundit në udhëtim nga ngritur moralin e ekipit dhe synojnë rezultat pozitiv për të mbetur mbi Dritën dhe eventualisht për t’u bërë liderë i kampionatit.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të bëjnë disa ndryshime në formacionet zyrtare.
Drita: Behluli; Be.Krasniqi, Bytyqi, Salihu, Pëllumbi; Limaj, Dabiqaj, Nguena; Jashari, Bl.Krasniqi, Balaj;
Prishtina: Iljazi; Mokono, Poçi, Halili, Zguro; Zeqiri, Llugiqi; Baftiu, Kryeziu, Muja; Hasani;
/Telegrafi/
















































