
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit, duke përgëzuar demokratët për suksesin e tyre. Në një intervistë për Fox News, ai u shpreh se nuk e konsideron rezultatin si një goditje personale.
“Urime demokratëve. Ata bënë një punë të mirë. U përpoqën për 11 vjet dhe më në fund ia dolën, por unë nuk e marr këtë si një goditje ndaj vetes”, tha presidenti amerikan.
Trump vlerësoi dy vitet e para të administratës së tij, duke pretenduar se ekonomia dhe kontrolli i kufirit kanë shënuar përmirësime të jashtëzakonshme.
“Kemi pasur dy vitet më të jashtëzakonshme në historinë e presidencës, për sa i përket ekonomisë dhe gjithçkaje që kemi arritur. Shikoni kufirin: ishte si një sitë, por brenda dy muajsh u mbyll plotësisht. E bazova fushatën time në këtë çështje, por kjo është një shaka në krahasim me atë që kemi bërë, pasi kemi siguruar të gjitha këto fonde në të gjithë botën.
Dhe nëse shikoni Evropën, ajo po vdes. Shikoni se çfarë po ndodh në Francë, Itali dhe në të gjitha këto vende të tjera. Ato po kalojnë një periudhë të tmerrshme. Sinqerisht, mund të mos mbijetojnë fare. Ndërsa ne po lulëzojmë dhe duam që kjo të vazhdojë. Por i përgëzoj demokratët”, shtoi Trump.
