“Ulja e TVSH-së për produktet e shportës”, Malaj: Po shqyrtojmë një bord të përhershëm transparence
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi në Komisionin e Ekonomisë se do të ketë monitorim të shtuar edhe për produktet ushqimore, në kuadër të uljes së TVSH-së. Ndërkohë, theksoi se qeveria po shqyrton ngritjen e një bordi permanent të transparencës dhe përdorimin e teknologjisë, përmes sistemit “Price Watch”, për të ndjekur çmimet nga importi deri te konsumatori final.
Gjatë diskutimit, Malaj bëri me dije se të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë 8.7% më të larta se pritshmëritë për vitin 2026. Sipas tij, në rritjen e të ardhurave kanë ndikuar rritja ekonomike, indeksimi dhe zbatimi i masave fiskale, ndërsa efekti i kursit të këmbimit ka qenë i vogël, në masën 7-10%.
“Rritja e TVSH-së standarde mundohet të kompensojë uljen e TVSH-së që ne do të bëjmë për produktet e shportës, dhe nuk e mbulon plotësisht. Rritja e TVSH-së në 21% sjellë 10.6 miliardë lekë në buxhet, dhe nga ulja e TVSH për ushqimet, humbja është 12.8 miliardë lekë.
Ulja e TVSH-së, qeveria po punon me mekanizma të caktuar për mënyrën e monitorimit. Ka disa mekanizma monitorimi të tregjeve oligopol, siç është ai i hidrokarbureve, që do të ketë për reflektimin e uljes së taksës së qarkullimit. Po shohim mundësinë nëse do të ketë edhe bord transparence permanent. Po shohim mundësinë e teknologjisë së informacionit, si Price Watch, për të parë rrugën e çmimit nga importi deri te konsumatori final.
Të ardhurat nga tatimet dhe doganat, 8.7% më shumë se të ardhurat e pritshme në 2026. Kontributet e sigurimeve, 210.3 mld lekë. Efekti i rritjes ekonomike, efekti nga indeksimi, efekti i zbatimit të masave fiskale, efektet e masave fiskale, implementimi i strategjisë afatmesme.
Për vitin 2026, ndikim ka pasur rritja ekonomike. Efektet e kursit të këmbimit kanë ndikim të vogël, nga 7-10%”, u shpreh Malaj.
Tentoi të kalonte 1 kg kokainë nga Mali i Zi në Shqipëri, arrestohet 56-vjeçari në pikën kufitare të Muriqanit
Apeli i GJKKO lë në fuqi “arrestin në shtëpi” për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni
SHBA investon mbi 40 milionë dollarë për sigurinë kibernetike të Shqipërisë
- 14:33 Banka e Shqipërisë organizon konferencën e 8-të ndërkombëtare për modernizimin e pagesave
- 14:26 Progres-raporti, Rama: Shqipëria vlerësohet më lart se sa asnjëherë më parë, dera e BE e hapur
- 14:24 Gjenden 207 kg marihuanë me vlerë 1 milion euro në Aeroportin e Athinës
- 14:16 Sulmet kibernetike ndaj supermarketeve në 9 vende të BE-së, ekspertët dyshojnë për luftë hibride nga Rusia
- 14:08 Tentoi të kalonte 1 kg kokainë nga Mali i Zi në Shqipëri, arrestohet 56-vjeçari në pikën kufitare të Muriqanit
- 14:07 Apeli i GJKKO lë në fuqi “arrestin në shtëpi” për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni