Demokratët në SHBA e kanë planifikuar tashmë si do ta përdorin pushtetin e tyre pasi të fitojnë shumicën në Kongres. Zgjedhjet konsideroheshin një test për donald trump dhe partinë e tij republikane, që dukshëm nuk e kaluan dot. Kontrolli i dhomës së përfaqësuesve, i jep demokratëve fuqinë për të lëshuar urdhra zyrtarë, thirrje për të dëshmuar ose për të dorëzuar dokumente, si dhe fonde shtesë për të nisur hetime në fillim të vitit të ardhshëm. Demokratët kanë shqyrtuar madje mundësinë e hetimit të figurave të larta në administratën Trump e ndoshta edhe të vetë presidentit. Sipas personave të njohur me këto diskutime, stafi ka filluar të përpilojë një listë të hetimeve të mundshme dhe të dëshmitarëve.