Finalizohen 3 operacione në Vlorë, arrestohen 3 persona të kërkuar për vrasje, vjedhje dhe kultivim të narkotikëve

4 Nëntor 2026 | 11:26

Tre operacione policore janë finalizuar në qytetin e Vlorës, ku kanë rënë në pranga tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të Policisë, në pranga ka rënë Maringlen Doga, 47 vjeç, i cili është dënuar me 20 vjet burgim për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Për veprën penale të vjedhjes është arrestuar A. K., 50 vjeç, i cili dyshohet se ka vjedhur shuma parash, një portofol, laptop dhe celularë në subjekte dhe te shtetas të ndryshëm.

Ndërkohë, në pranga ka rënë edhe personi i tretë, shtetasi Y. D., 49 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan rreth 12 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 6 bimë të dyshuara narkotike të së njëjtës lëndë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bazuar dhe në informacionet e siguruara për vendndodhjen e shtetasve në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar 3 operacione policore, si rezultat i të cilave janë kapur dhe ndaluar 3 shtetas.

-Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, finalizoi operacionin për kapjen e shtetasit në kërkim Maringlen Doga, 47 vjeç, banues në Vlorë, i cili u lokalizua në lagjen “Pavarësia 3”.

 Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ka njohur vendimin e autoriteteve gjyqësore italiane dhe e ka dënuar këtë shtetas, me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Në vitin 2000, në Ravena, Itali, 47-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me thikë një shtetas shqiptar.

-Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Vlorë, finalizoi operacionin për kapjen dhe ndalimin e shtetasit Y. D., 49 vjeç, banues në Bishan, i cili ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, më datë 31.10.2026, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 12 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 6 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

-Seksioni për Hetimin e Krimeve i Komisariatit të Policisë Vlorë finalizoi operacionin për kapjen e shtetasit A. K., 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje. Ky shtetas dyshohet se gjatë muajve tetor dhe nëntor, 2026, në qytetin e Vlorës, ka vjedhur shuma parash, portofol, laptop dhe celular në subjekte/shtetasve të ndryshëm.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta e djeshme në Tiranë, policia vendos 36 gjoba për bllokimin e rrugës

36 masa administrative janë vendosur ndaj disa protestuesve, të cilët gjatë zhvillimit të protestës së djeshme kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të...
11:06 | 04/11/2026

Rama ndan videon nga segmenti rrugor Tale-Lezhë: Infrastrukturë moderne, shtysë e re për zhvillimin e turizmit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të mërkure një video në rrjetin social Facebook, që tregon rrugën e re që lidh fshatin Rrilë...
10:52 | 04/11/2026

Erion Veliaj zhvendoset nga sektori A në sektorin spitalor të burgut të Fierit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është zhvendosur nga sektori A i paraburgimit në sektorin ambulator të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier. Lajmi...
10:51 | 04/11/2026