Përfshihet nga flakët makina në aksin Fier-Ballsh, shpëton drejtuesi i mjetit

Pak minuta më parë, një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Fier-Ballsh, në fshatin Lalar.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Patosit, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Të lidhura

None found

Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit nuk ka pësuar lëndime, pasi ka dalë në kohë nga makina sapo ka konstatuar flakët.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në sistemin elektrik të automjetit.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes.


Shtuar më 4.11.2026 11:17