Erion Veliaj është transferuar në sektorin spitalor të burgut të Fierit, duke lënë sektorin A të paraburgimit, ku qëndronte deri më tani.
Lëvizja është kryer brenda të njëjtit institucion të vuajtjes së dënimit, ndërsa ende nuk ka informacion nëse transferimi lidhet me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, në burgun e Fierit.
Deri në këtë moment nuk janë bërë të ditura arsyet që kanë çuar në ndryshimin e sektorit ku mbahet ish-kryebashkiaku i Tiranës.












