Protesta e djeshme në Tiranë, policia vendos 36 gjoba për bllokimin e rrugës
4 Nëntor 2026 |
11:06
36 masa administrative janë vendosur ndaj disa protestuesve, të cilët gjatë zhvillimit të protestës së djeshme kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit.
Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, sipas pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 36 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative.
Sipas njoftimit të Policisë, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit, për lirimin e rrugës, protestuesit nuk u janë bindur këtyre thirrjeve. Për secilin është vendosur masa e gjobës në vlerën 5 000 lekë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Lajme të Sugjeruara
Rama ndan videon nga segmenti rrugor Tale-Lezhë: Infrastrukturë moderne, shtysë e re për zhvillimin e turizmit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të mërkure një video në rrjetin social Facebook, që tregon rrugën e re që lidh fshatin Rrilë...
Erion Veliaj zhvendoset nga sektori A në sektorin spitalor të burgut të Fierit
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është zhvendosur nga sektori A i paraburgimit në sektorin ambulator të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier. Lajmi...
Dyshohej se u sulmua për vdekje nga ariu, ekspertiza zbulon plagë nga armë zjarri në trupin e 61-vjeçarit
Ngjarja e rëndë e raportuar një ditë më parë në Bulqizë, ku një 61-vjeçar dyshohej se kishte humbur jetën pas sulmit nga një ari, ka...
- 11:09 “Obama i ri” i demokratëve? Kush është 39-vjeçari Jon Ossoff, i cili fitoi lehtësisht në Xhorxhia?
- 11:05 Avioni që transportonte Vulinin dhe u kthye në Beograd, mbërrin në Moskë
- 10:52 Rama ndan videon nga segmenti rrugor Tale-Lezhë: Infrastrukturë moderne, shtysë e re për zhvillimin e turizmit
- 10:51 Erion Veliaj zhvendoset nga sektori A në sektorin spitalor të burgut të Fierit
- 10:33 Dyshohej se u sulmua për vdekje nga ariu, ekspertiza zbulon plagë nga armë zjarri në trupin e 61-vjeçarit
- 10:31 Dhuna ndaj të miturve në protesta dhe paketa e re e qeverisë, Ina Zhupa kërkon mbledhje të Grupit Parlamentar