Policia ka nisur të hetojë një pistën e vrasjes së 53-vjeçarit Urim Fiku, një ditë pasi familjarët njoftuan sallën operative të Policisë dhe deklaruan se ishte sulmuar nga një ari dhe kishte humbur jetën. Konstatimet paraprake nga ekspertiza mjeko-ligjore dyshon se në trupin e viktimës është gjetur një plagë që mund të jetë shkaktuar nga qitja një arme zjarri. Në bazë të këtyre gjetjeve paraprake, policia ka zhvendosur hetimet nga pista e humbjes së jetës për shkak të sulmit nga një ari, tea jo e vrasjes. Burime policore pohojnë se dyshohet se viktima është qëlluar me armë dhe më pas është hedhur në një zonë të pyllëzuar, ku më pas kafshë të egra mund të kenë gjetur kufomën. Një ditë më parë, policia tha se pak pas mesdite kishte marrë një telefonatë nga familjarët e viktimës, që kishin kërkuar ndërhyrje mjekësore për vdekjen e 53 vjeçarit nën dyshimet se ai ishte sulmuar nga një ari. Trupi i pajetë i viktimës ndodhet ende në institutin e mjekësisë ligjore për ekzaminime të mëtejshme.