Barcelona mund të krenohet pasi ka në radhët e saj binomin më të mirë sulmues në Evropë, siç u pa edhe në fitoren 3-0 ndaj Aston Villës në raundin e katërt të Ligës së Kampioneve.

Një dygolësh i brazilianit dhe goli i Yamal zbutën skuadrën angleze që vinte në provë Barcelonën pas humbjeve me PSG dhe Realin e Madridit

Raphinha dhe Lamine Yamal kanë shënuar së bashku 32 gola dhe 14 asiste në kampionat dhe Ligën e Kampioneve. Në total ata janë përfshirë në 42 nga 60 golat e shënuar nga Barcelona me një përqindje ‘të frikshme’, 70%. Në ndeshjen ndaj Feyenoord, Yamal dha asist te Raphinha si në golat e shënuar ndaj Sevillas. Në anën e kundërt, Raphinha dha asist te Yamal në ndeshjen ndaj Levantes. Janë këto shifra që tregojnë rëndësinë që kanë këta dy futbollistë në skemat e Hansi Flick.

Në krahasim me dyshet e tjera sulmuese, ajo e Barcelonës ka lënë pas binomin e Bayernit, Olise-Kane me 22 gola dhe 16 asiste, ndërsa Mbappe e Diomande deri në këtë moment kanë 19 gola dhe 7 asiste.

Top Channel