Maqedonci takohet me ministrin gjerman, diskutojnë për bashkëpunimin në mbrojtje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me Ministrin e Shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Florian Hahn, në kuadër të takimeve që po zhvillon gjatë Konferencës së Sigurisë në Berlin.

Përmes një postimi në Facebook,, Maqedonci ka bërë të ditur se në këtë takim janë diskutuar zhvillimet e fundit në rajon, thellimi i bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe forcimi i partneritetit në fushën e mbrojtjes dhe industrisë ushtarake.

Një tjetër temë e diskutimit ishte edhe avancimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

“Gjatë takimit diskutuam për zhvillimet e fundit në rajon, thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, forcimin e partneritetit në fushën e mbrojtjes dhe industrisë ushtarake, si dhe avancimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci.

Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit, ministri gjerman Florian Hahn ka shprehur mbështetjen për proceset integruese të Kosovës dhe perspektivën e saj euroatlantike.

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika