Yamal arrin 14 gola dhe vendos rekordin e ri për lojtarët nën 20 vjeç në Ligën e Kampionëve

Goli i shënuar të martën në Camp Nou ndaj Aston Villas e vendosi Lamine Yamal në krye të golashënuesve nën moshën 20 vjeç në historinë e Ligës së Kampionëve. Sulmuesi i krahut të djathtë të Barcelonës i shtoi kështu një tjetër rekord karrierës së tij ende të shkurtër, por të mbushur me suksese.

Përpara përballjes me skuadrën e Unai Emery, futbollisti nga Rocafonda ndante rekordin me Kylian Mbappen, pasi të dy kishin nga 13 gola. Me rrjetën e 14-të, Yamal e kaloi francezin dhe tashmë e mban i vetëm këtë arritje.

Të lidhura

None found

Bilanci i përfaqësuesit spanjoll në kompeticionin më të rëndësishëm kontinental përfshin pesë gola gjatë sezonit 2024-25 dhe gjashtë në sezonin 2025-26. Këtë sezon ai ka shënuar deri tani tre herë, përkatësisht ndaj Feyenoord, PSG dhe, të martën, kundër Aston Villa.

Për 19-vjeçarin, ky është vetëm një nga rekordet e shumta që e kanë lidhur emrin e tij me historinë e turneut më elitar evropian të klubeve.

Yamal është lojtari më i ri që ka nisur si titullar një takim të Ligës së Kampionëve, në moshën 16 vjeç e 83 ditë, si edhe më i riu që ka plotësuar dhjetë paraqitje, në moshën 16 vjeç e 278 ditë. Ai mban gjithashtu rekordin si futbollisti më i ri që ka realizuar një gol dhe ka dhënë një asist në të njëjtën ndeshje, arritje e regjistruar kur ishte 17 vjeç e 241 ditë.

Lista vijon me rekordin për arritjen e 20 ndeshjeve në moshën më të re, 17 vjeç e 270 ditë, dhe atë të golashënuesit më të ri në një gjysmëfinale, në moshën 17 vjeç e 291 ditë. Po ashtu, me 11 gola, ai është futbollisti që ka shënuar më shumë në këtë garë përpara se të mbushte 19 vjeç.

Megjithatë, rekordi i pjesëmarrësit më të ri në një ndeshje të Ligës së Kampionëve nuk i përket Yamal. Atë e zotëron lojtari i Arsenalit, Max Dowman, i cili u aktivizua më 4 nëntor 2025, në moshën 15 vjeç e 308 ditë.


Shtuar më 4.11.2026 09:50