E mërkurë, 4 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U tha se e vrau ariu, ekspertiza zbulon plagë plumbi në gjoksin e viktimës
Lajme

U tha se e vrau ariu, ekspertiza zbulon plagë plumbi në gjoksin e viktimës

Një ngjarje me rrethana ende të paqarta është regjistruar në malin e Bulqizës, ku një 53-vjeçar është gjetur pa shenja jete. Ajo që fillimisht u dyshua si një vdekje e mundshme pas sulmit nga kafshët e egra, ka marrë një tjetër drejtim pas rezultateve të para të ekspertizës mjeko-ligjore.

Viktima është identifikuar si Urim Fiku, banues në Bulqizë, trupi i të cilit u gjet gjatë ditës së djeshme në zonën malore.

Pas transportimit të trupit në Tiranë dhe kryerjes së ekzaminimeve përkatëse, ekspertët dyshohet se kanë konstatuar një plagë të shkaktuar nga armë zjarri në pjesën e gjoksit. Sipas të dhënave paraprake, në trup është evidentuar edhe një predhë plumbi.

Ky konstatim ka ndryshuar drejtimin e hetimeve, pasi pista fillestare e një sulmi të mundshëm nga kafshët e egra nuk përjashton më dyshimet për një ngjarje kriminale.

Për momentin, rrethanat në të cilat 53-vjeçari ka humbur jetën mbeten të paqarta. Nuk dihet ende se si është shkaktuar plagosja, nëse arma është përdorur nga një person tjetër dhe çfarë ka ndodhur përpara se trupi i tij të gjendej në mal.

Prokuroria dhe grupi hetimor po punojnë për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes dhe për të verifikuar nëse kemi të bëjmë me një vrasje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.