Bashkimi, nënkampion i Kosovës në basketboll, e zhvillon ndeshjen e radhës në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.
Në xhiron e pestë të Grupit F, skuadra kosovare luan si mysafire ndaj Bioteknos nga Turqia. Takimi zhvillohet sot në Kocaeli, duke nisur nga ora 17:30.
Të lidhura
None found
Biotekno hyn si favorite në këtë përballje. Pas katër ndeshjeve, ajo kryeson grupin me shtatë pikë, ndërsa Bashkimi renditet i parafundit me 4 pikë dhe ka zhvilluar një ndeshje më pak.
Bashkimi ka pësuar dy humbje radhazi. Biotekno, nga ana tjetër, e nisi sezonin me humbje, por ka fituar në tri xhirot e fundit.







