Reagimi i Musk pas humbjes së republikanëve në SHBA: Lazerët e mi hapësinorë nuk funksionuan këtë herë

4 Nëntor 2026 | 08:53

Me një postim ironik në platformën X, miliarderi Elon Musk komentoi rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, ku demokratët fituan të dyja dhomat e Kongresit.

“Duket se lazerët e mi hapësinorë për të ndërhyrë në zgjedhje nuk funksionuan këtë herë”, shkroi pronari i platformës X, duke shoqëruar postimin me një emoji ku ngre supet.

Musk publikoi edhe më herët një tjetër mesazh në X, ku shkroi: “Qendrat e të dhënave në hapësirë duken mjaft tërheqëse në këtë moment”.

Nuk është e qartë se çfarë kishte parasysh Musk dhe nëse postimi i tij lidhet me rezultatin zgjedhor. Megjithatë, të dyja publikimet u shfaqën në llogarinë e tij me një diferencë të vogël kohore, në një moment kur mediat amerikane po transmetonin projeksionet për humbjen e republikanëve.

Ndërkohë, demokrati James Talarico është zgjedhur senator i Teksasit, sipas projeksioneve të mediave amerikane. Fitorja e tij i jep fund më shumë se tri dekadave të dominimit republikan në këtë shtet. Talarico mposhti republikanin ultrakonservator Ken Paxton, një aleat i afërt i presidentit Donald Trump.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjenden 207 kg marihuanë me vlerë 1 milion euro në Aeroportin e Athinës

Një ngarkesë marihuane me vlerë 1 milion euro nga Tajlanda, e maskuar si veshje, u sekuestrua në aeroportin ndërkombëtar të Athinës në fund të verës,...
14:24 | 04/11/2026

Sulmet kibernetike ndaj supermarketeve në 9 vende të BE-së, ekspertët dyshojnë për luftë hibride nga Rusia

Dy sulme të mëdha kibernetike ndaj supermarketeve evropiane brenda pak javësh kanë ekspozuar cenueshmërinë e infrastrukturës kritike të BE-së. Ekspertët kibernetikë po ngrenë alarmin se...
14:16 | 04/11/2026

Parlamenti Evropian reagon pas fitores së demokratëve: Zgjedhjet në SHBA, mesazh i qartë kundër politikave të Trump

Reagimet e para zyrtare nga Parlamenti Europian e interpretojnë fitoren e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA si një mesazh të qartë mosmiratimi ndaj...
13:49 | 04/11/2026