Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Durrës, në lagjen nr.13, ku një drejtues automjeti ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë, humbi jetën pasagjeri i moshës 48 vjeç. Ndërsa drejtuesi i mjetit, 39-vjeç është larguar nga vendngjarja dhe po punohet për kapjen e tij.
"Rreth orës 04:30, në rrugën dytësore, lagja Nr.13, Durrës, shtetasi G. Gj., 39 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
![]()
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. L., 48 vjeç. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja", njoftoi sot policia
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për kapjen e drejtuesit të mjetit.










Komente
Komento