Në orët e para të mëngjesit rreth orës 04:30, një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore, në lagjen nr. 13.
Sipas informacionit paraprak të policisë, një automjet i drejtuar nga një 39-vjeçar, banues në Kavajë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Të lidhura
None found
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri, 48-vjeçari me inicialet L. L.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Gj., është larguar nga vendi i aksidentit pas ngjarjes.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes.
Policia po vijon kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.








