Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme, duke sjellë një mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat në momente të caktuara pritet të bëhen deri të dendura.
Era do të fryjë nga drejtimi veri-verilindje, me një shpejtësi mesatare prej 6 m/s. Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, ajo pritet të fitojë intensitet, duke arritur shpejtësi deri në 10 m/s.
Sa i përket kushteve detare, në të dy detet parashikohet valëzim i forcës 1-3 ballë.


© SYRI.net