Wednesday / November 4 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Banka Lajmet Kryesore Nga Vendi

Yield-et e obligacioneve 15-vjeçare rriten më tej në 6.42%

Share Share Icon

Yield-et e obligacioneve 15-vjeçare shënuan një rritje të mëtejshme në ankandin e kësaj jave.

Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë,  yield-i uniform i pranuar u rrit në 6.42%, nga 6.35% që kishte qenë në ankandin e fundit, të muajit gusht.

Yield-i këtyre instrumenteve është gjithashtu në rritje nga niveli prej 6.19% ku qëndronte një vit më parë. Aktualisht, yield-i i obligacioneve 15-vjeçare ka arritur nivelin më të lartë që prej gushtit të vitit 2024.

Në ankand u regjistrua rritje e kërkesës së investitorëve, ndryshe nga sa ka ndodhur përgjithësisht në muajt e fundit, kur ankandet e titujve qeveritarë janë karakterizuar nga një kërkesë më e ulët e investitorëve. Ndërkohë, në ankandin e kësaj jave shuma totale e kërkesave ishte rreth 5.15 miliardë lekë, nga 2 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim.

Ministria e Financave vendosi ta shfrytëzojë kërkesën e lartë dhe e rriti shumën e emetimit në 2.3 miliardë lekë, duke kompensuar kështu shumat e paplotësuara në disa prej ankandeve të mëpasshme, kryesisht të bonove 12-mujore.

Veçanërisht pas tremujorit të dytë, yield-et e titujve qeveritarë kanë shfaqur një tendencë në rritje, sidomos në instrumentet me maturim më afatgjatë. Konflikti në Lindjen e Mesme shkaktoi rritje të inflacionit dhe forcoi pritshmëritë e tregjeve për një rritje të normave të interesit.

Përveç rikalibrimit të pritshmërive të investitorëve, rritja e yield-eve në muajt e fundit mund të shpjegohet me uljen e pjesëmarrjes së tyre në ankande.

Një tendencë e tillë pjesërisht lidhet me një ulje graduale të blerjeve nga bankat, që janë investitorët kryesorë në titujt e borxhit qeveritar dhe me pritshmëri më të larta për rritje të normave të interesit në muajt e ardhshëm.

Një faktor tjetër që po ndikon në rritjen e yield-eve është edhe rritja e kërkesës për financim në tregun e brendshëm. Sipas kalendarit të publikuar nga Ministria e Financave, huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm do të rritet ndjeshëm në tremujorin e fundit të këtij viti.

Shuma e programuar për t’u financuar në tregun e brendshëm, (duke përfshirë edhe rifinancimet e instrumenteve të maturuar) do të ketë vlerën 87 miliardë lekëve, në rritje me 9.4% krahasuar me shumën e planifikuar të huamarrjes për tremujorin e tretë dhe me 34% krahasuar me planin e huamarrjes në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Yield-et e titujve qeveritarë në përgjithësi janë hallka e parë dhe më e shpejtë ku transmetohen lëvizjet e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë. Një rritje e yield-eve nuk shtrenjton vetëm  koston e huamarrjes së qeverisë, por më tej përcillet edhe në interesat e kredive të sektorit privat./ E.Shehu

Burimi: Banka e Shqipërisë

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Tabela/ Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë rritje deri në 2.7 herë

Ndryshimet e propozuara në paketën fiskale për transferimin e taksës së qarkullimit nga karburantet te mjetet, pritet të sjellë rritjen deri në 2.7...

4 hours më parë 4 Min Lexim

Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027

Rritja e çmimeve po bëhet një burim i konsiderueshëm i të ardhurave shtesë në buxhetin e shtetit. Sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, i...

4 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!