Demokratët kanë shënuar një fitore të rëndësishme në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, duke u marrë republikanëve një mandat në Senat.

Sipas projeksioneve të CNN dhe NBC, demokrati Roy Cooper ka fituar garën në Karolinën e Veriut, duke përmbysur kontrollin republikan mbi këtë mandat.

Kjo fitore ka rëndësi të veçantë për betejën për kontrollin e Senatit. Demokratëve u duhen katër mandate shtesë për të siguruar shumicën dhe, pas fitores së Cooper, u mbeten edhe tri për të arritur këtë objektiv.

Gara për kontrollin e Senatit mbetet e hapur, ndërsa numërimi i votave vazhdon në shtetet e tjera.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet e mesmandatit, amerikanët 'ndëshkojnë' Trump! Demokratët fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve! Presidenti: Të gatshëm të bashkëpunojmë me ta