Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

4 Nëntor 2026 | 02:32

Ish-guvernatori demokrat Roy Cooper ka fituar garën për Senatin në Karolinën e Veriut përballë republikanit Michael Whatley, duke u siguruar demokratëve një mandat të rëndësishëm që mbahej nga republikanët.

Cooper bëhet demokrati i parë që fiton një garë për Senatin në këtë shtet në pothuajse dy dekada.

Rezultati ishte i pritshëm, pasi Cooper kishte kryesuar vazhdimisht në sondazhet publike ndaj Whatley-t, ish-kryetar i Komitetit Kombëtar Republikan dhe kandidat i përzgjedhur personalisht nga presidenti Donald Trump.

Epërsia e tij ishte aq e madhe, sa rreth një muaj përpara ditës së zgjedhjeve, grupet kryesore të jashtme që mbështesnin secilën palë reduktuan shpenzimet në këtë shtet. Ato u dhanë përparësi garave të tjera, ku konkurrenca ishte më e ngushtë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

Demokratët parashikohen të fitojnë pesë gara të tjera për Senatin amerikan, në Delauer, Ilinoi, Masaçusets, Rod-Ajlend dhe Nju-Xhersi, sipas parashikimeve të raportuara nga BBC-ja. Rezultatet...
02:30 | 04/11/2026

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

Ekonomia dhe gjendja e demokracisë janë shqetësimet kryesore të votuesve amerikanë, sipas të dhënave të para të një sondazhi të gjerë të realizuar nga kompania...
02:27 | 04/11/2026

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

Senatori demokrat Jon Ossoff ka siguruar rizgjedhjen në Xhorxhia, duke mundur kongresmenin republikan Mike Collins, pas muajsh epërsie ndaj rivalit në sondazhe dhe në mbledhjen...
02:24 | 04/11/2026