Vendosni fjalën kyçe....

“Shqipëria e Ramës narkoshteti më i konsoliduar në botë” – Berisha


Shqipëria nën Edi Ramën është narkoshteti më i konsoliduar në botë tha kreu i PD-së Berisha.

Sipas kryedemokratit, lekët e kokainës kanë zhvlerësuar maksimalisht euron duke goditur ekonominë dhe qytetarët shqiptarë.

“Shqipëria është sot narkoshteti më i konsoliduar në botë. Kjo ka sjellë rënie dramatike të eksporteve përmes zhvlerësimit të euros dhe dollarit. Depozitat e shqiptarëe në euro në banka janë zhvlerësuar në 250 miliardë lekë. Edhe Serbia kishte drogë po nuk kishte narkoeuro që dominonte ekonominë. Ekonomia serbe është rritur edhe pse kishte lekë droge sepse droga nuk gjunjëzoi ekonominë.” – tha Berisha.