• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“I ftoj të bashkohemi që nesër”/ Berisha hap derën për Lapajn, Shehajn dhe Qorin

by Lajm Lajm
November 3, 2026
in Aktualitet, Kryesore
“I ftoj të bashkohemi që nesër”/ Berisha hap derën për Lapajn, Shehajn dhe Qorin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur i gatshëm të ulet në bisedime me drejtuesit e forcave të tjera opozitare, përfshirë Arlind Qorin, Agron Shehajn dhe Adriatik Lapajn, me qëllim krijimin e një fronti të përbashkët kundër qeverisë së Edi Ramës.

 

I ftuar në emisionin “Opinion”, përballë gazetarit Blendi Fevziu, Berisha u pyet për mundësinë e bashkimit me partitë e reja opozitare, të cilat kanë shprehur rezerva për një bashkëpunim me PD-në për sa kohë ai qëndron në krye të saj.

 

Referuar sondazheve të fundit dhe rezultatit që opozita mund të marrë në Tiranë, Fevziu e vuri Berishën përballë nevojës për një formulë bashkëpunimi. Kreu i PD-së deklaroi se është i gatshëm t’i ftojë sërish këta aktorë politikë, duke këmbëngulur se bashkimi duhet të bëhet me këdo që synon largimin e Ramës nga pushteti.

 

“Bashkohem… Armiku i armikut tim është aleat kundër armikut kryesor. Bashkohemi që nesër, me cilindo që bashkohet që të largojmë Edi Ramën nga pushteti”, u shpreh Berisha.

 

I pyetur se çfarë është i gatshëm të ofrojë për të mundësuar këtë bashkim, përfshirë edhe mundësinë e tërheqjes nga kandidimi për kryeministër, Berisha nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë për dorëheqjen. Ai solli në vëmendje një episod të vitit 1992, kur sipas tij kishte marrë mesazhe nga diplomatë amerikanë për të zgjedhur vetë drejtuesin e PD-së, por kishte vendosur që këtë çështje t’ua linte demokratëve.

 

Ndërkaq, si ofertë konkrete për bashkëpunimin opozitar, Berisha përmendi kandidatë të përbashkët për zgjedhjet lokale, si për kryetarët e bashkive, ashtu edhe për këshillat bashkiakë.

 

Ai theksoi se ftesa nuk ka kufizime dhe se PD është e gatshme të krijojë një front sa më të gjerë, duke përfshirë edhe protestat kundër qeverisë, të cilat i cilësoi si kusht thelbësor të aksionit opozitar.

 

“Ne nuk ftojmë me paragjykime. Jemi të gatshëm për frontin më të gjerë të mundshëm, qoftë në protestë, që është kusht esencial, qoftë më gjerë”, deklaroi Berisha.

Tags: arlind qorri bashkim Edi Rama opozite Sali Berisha
Previous Post

53-vjeçari sulmohet nga ariu në Bulqizë dhe ndërron jetë

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

“I ftoj të bashkohemi që nesër”/ Berisha hap derën për Lapajn, Shehajn dhe Qorin

“I ftoj të bashkohemi që nesër”/ Berisha hap derën për Lapajn, Shehajn dhe Qorin

November 3, 2026
53-vjeçari sulmohet nga ariu në Bulqizë dhe ndërron jetë

53-vjeçari sulmohet nga ariu në Bulqizë dhe ndërron jetë

November 3, 2026
“Nuk ishte lajthitje”/ Artan Hoxha: Veliaj e ka bërë zyrtare në gjykatë akuzën ndaj Ramës

“Nuk ishte lajthitje”/ Artan Hoxha: Veliaj e ka bërë zyrtare në gjykatë akuzën ndaj Ramës

November 3, 2026
INCA ndot Lezhën prej 6 vitesh, banorët vijojnë të vuajnë pasojat

INCA ndot Lezhën prej 6 vitesh, banorët vijojnë të vuajnë pasojat

November 3, 2026
“Do ta vrasim Trumpin”/ Irani kërcënon presidentin amerikan, ekspozon posterin gjigant në zemër të Teheranit

“Do ta vrasim Trumpin”/ Irani kërcënon presidentin amerikan, ekspozon posterin gjigant në zemër të Teheranit

November 3, 2026
“Veliaj e Rama, të dy në luftë”, Marjana Koçeku: Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

“Veliaj e Rama, të dy në luftë”, Marjana Koçeku: Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

November 3, 2026
Studentët vijojnë protestën në Tiranë

Studentët vijojnë protestën në Tiranë

November 3, 2026
21-vjeçari shqiptar vrau nënën dhe u vetëdorëzua në polici/ Të afërmit: E rriti e vetme

21-vjeçari shqiptar vrau nënën dhe u vetëdorëzua në polici/ Të afërmit: E rriti e vetme

November 3, 2026
Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull, ndodhet jashtë rrezikut

Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull, ndodhet jashtë rrezikut

November 3, 2026
Protestat në Shqipëri nuk ndalen, Le Monde: Rama përgjigjet me gjoba dhe kufizime për tubimet

Protestat në Shqipëri nuk ndalen, Le Monde: Rama përgjigjet me gjoba dhe kufizime për tubimet

November 3, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Përplasen tre automjete në Tepelenë, plagosen pesë persona

    Përplasen tre automjete në Tepelenë, plagosen pesë persona

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aksident fatal në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar (Foto-Emri)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL