Haxhiu reagon pas identifikimit të mbetjeve mortore të tre intelektualëve: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas identifikimit të mbetjeve mortore të Adem Ademit, Fatmir Fazliut dhe Ali Halitit, pjesëtarë të “Grupit të Intelektualëve”, përmes analizave të reja të ADN-së.
Në një postim, Haxhiu ka thënë se për më shumë se 27 vjet, familjet e tyre kanë kërkuar të mësojnë për fatin dhe vendndodhjen e trupave të më të dashurve të tyre.
Ajo ka deklaruar se forcat serbe i kishin vrarë dhe varrosur fshehurazi, me qëllim të zhdukjes së gjurmëve të krimit.
Haxhiu u ka shprehur ngushëllime familjeve Ademi, Fazliu dhe Haliti, duke thënë se bashkëndjen edhe me familjet e tjera të këtij grupi dhe me të gjitha familjet në Kosovë që ende presin të mësojnë për fatin e të zhdukurve.
Ajo ka kërkuar që Serbia të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera dhe të publikojë të gjitha të dhënat që posedon për personat e zhdukur, përfshirë edhe lokacionet e varrezave të tjera masiv.
Lidhur me zhdukjen e 23 intelektualëve janë arrestuar deri më tash 13 persona.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se zbulimi i varrezave masive në tri lokacionet në veri ka ardhur pas një hetimi dyvjeçar për krime të dyshuara lufte.
Pas përfundimit të gërmimeve, mbetjet mortore janë dërguar në Hagë për identifikim, përmes analizave të ADN-së.
Sipas Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999.
Kurti njofton identifikimin e tre intelektualëve të zhdukur gjatë luftës
Projektbuxheti i Kosovës për vitin 2027 kalon 4 miliardë euro: Si ndahen paratë dhe kush përfiton sa?
Ministri Maqedonci në Konferencën e Sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimet ruse
- 22:16 Gazetarja shqiptare në SHBA: Pse sondazhet duhen parë me kujdes, Trump beson për një rezultat të mirë
- 22:08 Kurti njofton identifikimin e tre intelektualëve të zhdukur gjatë luftës
- 21:56 Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (VIDEO)
- 21:41 Dyshohet se u sulmua nga ariu, humb jetën 53-vjeçari në Bulqizë
- 21:35 Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?
- 21:26 Kush janë donatorët më të mëdhenj në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA në vitin 2026?