Vendosni fjalën kyçe....

“Grupi i mikrofonit në protestë i lidhur me organizata të majta e OJQ të Sorosit” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha pohoi mbrëmjen e sotme se partia e drejtuar prej tij e ka mbështetur fuqimisht protestën e Flamingove që prej fillimit.

Ai akuzoi personat që i quajti grupi i mikrofonit se janë pjesë e organizatave të majta dhe OJQ-ve të lidhura me Sorosin.

“PD e ka mbështetur fuqimisht që prej fillimit Protestën e Flamingove. Me angazhimin direkt të Edi Ramës u sanksionua. Me angazhimin direkt të Ramës u burgos në shtëpi. Të kujtohet si ma hoqën imunitetin brenda pesë minutash, ata e kishin urdhëruar SPAK-un. Këto pesë vite kam bërë betejën më të fuqishme për demokracinë. Ata që kontrollojnë dhe vunë mikrofonin nuk ta jepnin fjalën nëse nuk thoje “Rama neë burg, Berisha në burg”. Mikrofoni është i kontrolluar nga organizata të majta dhe OJQ të lidhura me Sorosin. Këta që kontrollonin mikrofonin u çonte lubia civilë për t’i mbrojtur dhe shukat me para. Nëse protestuesit e flamingove do përmbysnin Ramën, kryeministrin u takonte atyre, kam moral këtu.” – tha Berisha.