“Rrehe ku s’i shihen shenjat” – Rrëfimi i gruas që ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit

Gruaja N.N. (identitet i njohur për redaksinë) që ish-bashkëshorti i vrau dy vëllezërit një vit më parë, në një rrëfim ekskluziv për emisionin ”Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka treguar për ngjarjen dhe përjetimet që ajo i ka përjetuar edhe pas këtij rasti makabër.

Viktima e këtij rasti për herë të parë ka vendosur të rrëfejë dhunën, kërcënimet, si dhe për kërkesat e saj për institucionet për drejtësi.

Ajo ka treguar se për 20 vite që kishte kaluar me ish-bashkëshortin në martesë, gjithnjë kishte pasur dhunë, duke shtuar se vjehërria, përkatësisht vjehërri, e shtynte djalin (ish-bashkëshortin) të ushtronte dhunë ndaj saj.

“Plus edhe vjehrra ka pas dhunë prej burrit të vet, familjarisht… Kur e shtike vjehrri me m’rrehë mua, ia bëjke: rrehe gruan kah s’shihet hiq, fytyrës jo, veç trupit ku s’i shihen qivitat…”, ka rrëfyer ajo.

“Çdo aksham, këtu s’ka pas tjetër sen përveç dhunë, fëmijën i rrehshin, gratë. Si vishin burrat prej pune, menjëherë vjehrri i shtike djemtë se gratë e juve po bëjnë zhurmë, fëmija, rrehni gratë…”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika