Lapaj: Lëvizje në paraburgime bëhen rëndom në Shqipëri! Dudushi: Atëherë nuk ka persekutim ndaj Veliajt

Vizita “surprizë” e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, në burgun e Fierit, ku u takua me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ka qenë një pikë e fortë debati këtë të martë në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus.
Për kreun e “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, lajm nuk është lëvizja e Veliajt nga një paraburgim te tjetri, pasi kjo ndodh rëndom me shumë të paraburgosur të tjerë, por mesazhi që duhet përcjellë.
Por, për analistin Alban Dudushi, nëse ka edhe transferime të tjera në paraburgim, atëherë bie retorika se Veliaj është persekutuar.
Pjesë nga biseda:
Rakipi: Në momentin që një njeri lobon 600 mijë dollarë në SHBA, mos u lësho me të gjithë fuqinë të mbrosh një njeri.
Balaj: Nga xhepi i Erionit kanë dalë? Janë me bankë pagesat.
Lapaj: Në këtë vend lëvizin nga një paraburgim në tjetrin 15 të paraburgosur. Në këtë vend rrinë në ato dhoma pa ajrim, nuk kam njeri ta thotë këtë. Edhe ata bijtë e nënave të tjerë, oksigjen thithin.
Dudushi: Deri qëparë mbroje variantin që Rama po e persekuton. Tani thua që në burgje lëvizin kaq shumë njerëz. Si avokat, ka persekutim apo jo?
Lapaj: Kur banda ndahet, ky është rregulli i mafies.
Dudushi: Ka apo nuk ka? Nëse ka persekutim, kurseje këtë historinë.
Lapaj: Kur mafia ndahet, nuk mund të bashkëjetojnë më. Njëri nga grupimet e shtyp tjetrin.
Dudushi: Po the se qarkullojnë njerëz nga burgjet, e rrëzon atë teorinë e bandave.
Rakipi: Pse, nuk është e vërtetë kjo? Nuk janë bij nënash ata?
Dudushi: Po.
Rakipi: Pse s’ke folur për ata ti?
Dudushi: Po kam folur. Nuk ka persekutim aty?
Rakipi: Ka persekutim, për një arsyetim të thjeshtë, sepse në 36 vite në politikën shqiptare, politikanët janë fluska të njërit apo tjetrit politikan. Ai që nuk donte të bëhej fluskë, ra nga helikopteri, ra nga shkëmbi. Ose do të kthehesh në fluskë të Sali Berishës e tjetrit e tjetrit, ose do të ikësh. Nuk ka se pse na habit fakti që njëri prej fluskave më të mëdha e mori nga 99 dhe e çoi këtu. Nuk po të mburr Ramën këtu.
Dudushi: Thuaja Lapajt pra.
Rakipi: Ja thashë, po Lapaj i përzien gjërat.
Dudushi: Lapaj është i pastër për sa kohë nuk është bërë pis.
Rakipi: Çështja është se në burgun e Fierit nuk kemi Veliajn.
Lapaj: E thashë pra, Veliaj duhet të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.




