• Kontakt
Tuesday, November 3, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mashtrimi 10 mln lekë për vizë amerikane, qytetarja s’merr as shërbimin e as paratë

22:00 : 03/11/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, Lajmet e Dites

Një qytetare nga Kamza denoncon në emisionin “Stop” Adriana Halilin, së cilës i ka dhënë 10 milionë lekë të vjetra, me shpresën se do t’i siguronte asistencë dhe lejeqëndrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dy fëmijët e saj. Sipas denoncueses, Halili i ishte prezantuar si ndërmjetëse dhe i kishte premtuar se dokumentacioni do të sigurohej kundrejt pagesës prej 5 milionë lekësh për secilin fëmijë.

Në nëntor 2024, qytetarja i dorëzoi këstin e parë prej 5 milionë lekësh, me premtimin se vizat do të siguroheshin brenda një viti. Por koha kaloi dhe dokumentet nuk u siguruan. Në janar, palët iu drejtuan noteres Vjollca Vata, ku u bë një deklaratë për kthimin e shumës prej 10 milionë lekësh deri në mars të vitit 2026. Edhe ky afat nuk u respektua.

Në korrik 2026, palët nënshkruan një deklaratë të dytë noteriale, këtë herë pranë noteres Cetina Hoxhaj. Por edhe marrëveshja e re nuk e zgjidhi problemin. Qytetarja tregon se ka shkuar disa herë në banesën e Halilit për të kërkuar paratë dhe pretendon se një herë është kapur prej fyti.

Për të mbështetur denoncimin, qytetarja ka vënë në dispozicion të emisionit “Stop” edhe video, ku Adriana Halili dëgjohet të pranojë detyrimin financiar dhe të premtojë kthimin e parave. Megjithatë, sipas denoncueses, pagesa nuk është kryer.

Gazetarja komunikoi me Adriana Halilin, e cila premtoi se do t’i kthente paratë më 30 qershor. Por afati kaloi pa rezultat dhe, tashmë, qytetarja vijon të presë kthimin e 10 milionë lekëve të vjetra.

Lexo edhe:

Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe New York

SHBA rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve, ja kur mbahet takimi Moskë-Kiev

Biseda mes vëllait të denoncueses dhe Adriana Halilit:

Vëllai i denoncueses: Si dukesh?

Qytetarja Adriana Halili: A je mirë? Si dukesh? Po, hajde brenda!

Vëllai i denoncueses: Jo, nuk kemi kohë! Si ka qenë puna, që i ke marrë lekët kësaj, motrës sime?

Qytetarja Adriana Halili: E di kjo si ka qenë puna. Kjo ka ardhur, ka sharë, ka ofenduar.

Vëllai i denoncueses: Jo, jo, lekët njëherë! Si ka qenë qëllimi njëherë, si ia ke marrë lekët?

Qytetarja Adriana Halili: Qëllimi ka qenë, për shembull, me e ndihmu, sikur kam pasur punë për veten time. Kjo tha: “Nuk i dua më”. E lamë në filan datë që me i dhënë lekët.

Vëllai i denoncueses: Po!

Qytetarja Adriana Halili: Dhe u mbyll si histori.

Vëllai i denoncueses: Po lekët, pse s’ia ke dhënë?

Qytetarja Adriana Halili: Jo, jo, ia kam lënë me filan datë, për me ia dhënë.

Vëllai i denoncueses: Problemi qëndron njëherë: pse ke shkuar, ke marrë kredi në emër të motrës sime, 5 mijë euroshi?

Qytetarja Adriana Halili: Ia kam treguar hallin.

Vëllai i denoncueses: Po! Çfarë halli?

Qytetarja Adriana Halili: Shumë bukur, ia kam treguar hallin për burrin tim.

Vëllai i denoncueses: Po!

Qytetarja Adriana Halili: Tani kjo do ta mbyllë. E lamë se kur me e mbyll.

Vëllai i denoncueses: Po lekët, pse e ke mashtruar përpara për 5 milionë lekë, që do t’i bëj letrat çunit?

Qytetarja Adriana Halili: Jo, jo…

Vëllai i denoncueses: Do t’i nxjerrësh asistencë?

Qytetarja Adriana Halili: S’e kam mashtruar! Nuk dolën! E kemi lënë me Samiun, në filan datë me i kthyer lekët mbrapsht!

Vëllai i denoncueses: Po si në filan datë? Që për Vit të Ri kishe me ia kthyer lekët!

Qytetarja Adriana Halili: Jo, jo, e pritëm për në Vit të Ri për me dalë, tani ky tha: “Dua lekët mbrapsht”.

Vëllai i denoncueses: Po kush je ti, që nxjerr viza?

Qytetarja Adriana Halili: Jo, unë nuk jam askush që nxjerr viza.

Vëllai i denoncueses: Po ti i ke thënë: “Do t’i nxjerr letra çunit, atij në Angli”.

Qytetarja Adriana Halili: Nuk i kam thënë: “Do t’i nxjerr viza”, sikur i kam bërë unë për veten time, i kam thënë.

Vëllai i denoncueses: Po asistencë? Si ia nxjerr asistencën ti?

Qytetarja Adriana Halili: Ishte puna ime se si e nxjerr, për shembull, nuk u bë.

Vëllai i denoncueses: Problemi tani nuk u bë! Lekët, ku janë?

Qytetarja Adriana Halili: Kur ia kam përcaktuar, që e kemi lënë me atë zotërinë aty. Në rregull? Është mbyllur si muhabet!

Vëllai i denoncueses: Problemi qëndron këtu: 5 milionë ia ke marrë për me i nxjerrë asistencën dhe letrat, 5, edhe 5 mijë euro, që i ke marrë kredi në emër të Asies.

Qytetarja Adriana Halili: Është në dijeni kjo.

Vëllai i denoncueses: Po!

Qytetarja Adriana Halili: Dhe ne kemi lënë datën, kur jemi sqaruar dje. Është mbyllur si muhabet.

Vëllai i denoncueses: Kur do t’ia kthesh lekët?

Qytetarja Adriana Halili: E kemi lënë datën, më 2 maj.


Biseda mes bashkëshortit, denoncueses dhe Adriana Halilit:

Bashkëshorti i denoncueses: Që dy vjet janë këto lekë të fshehura. Dua lekët e mia, një, edhe me shku te banka, dy.

Qytetarja Adriana Halili: Shumë bukur!

Bashkëshorti i denoncueses: Se m’ke marrë lekë moj, m’ke marrë 10 milionë lekë, moj ti.

Qytetarja Adriana Halili: T’kam marrë lekët, dhe ashtu…

Bashkëshorti i denoncueses: Po qysh, kur janë marrë lekët, hajde paguaj bankën, moj zonjë!

Qytetarja Adriana Halili: Si?

Bashkëshorti i denoncueses: Si? Ore, a e ke marrë me ne ti bankën?

Qytetarja Adriana Halili: Ule zërin, se nuk je në shtëpi!

Bashkëshorti i denoncueses: Nuk e ul unë zërin…

Qytetarja Adriana Halili: Se do vimë ne, do vimë ne tani atje te shtëpia.

Bashkëshorti i denoncueses: Oj ti, te unë s’ke punë, te shtëpia ime.

Denoncuesja: E fundit, kur do të m’i japësh lekët?

Qytetarja Adriana Halili: Si, si?

Denoncuesja: E fundit?

Qytetarja Adriana Halili: Atë telefonin, ti ta mbyllësh, se ta fus në kokë!

Denoncuesja: Vetëm e fundit, kur do t’m’i japësh lekët?

Qytetarja Adriana Halili: Nesër mbrëma të kthej përgjigje se kur do t’i jap lekët.

Denoncuesja: Nesër mbrëma?

Qytetarja: Nesër mbrëma do të kthej përgjigje, për shembull, për datën se kur do t’i jap lekët.

Bashkëshorti i denoncueses: Po sa m’ke thënë.

Denoncuesja: Nesër mbrëma? Pse nuk na e hapni telefonin?

Bashkëshorti i denoncueses: A e kupton? A e kupton ti se ke një borxh, ti moj?

Qytetarja Adriana Halili: Kam borxh, se i ka dashur qejfi asaj.

Bashkëshorti i denoncueses: I ka dashur qejfi?

Qytetarja Adriana Halili: Po, i ka dashur qejfi asaj.

Denoncuesja: Lekët, lekët, kur do m’i kthesh? Kaq dua!

Qytetarja Adriana Halili: Nesër do të bëj telefon unë në mëngjes, në 7 e gjysmë, në 8 më mirë, nuk e di, se kështu e kam telefonatën dhe do të të kallëzoj.

Denoncuesja: Do vish me mua pra sot, t’bëjmë noterizim?

Qytetarja Adriana Halili: Jo, jo, sot jo, nuk vij!

Denoncuesja: Sa herë e ke bërë noterizimin me mua e më ke caktuar datë?

Qytetarja Adriana Halili: Nuk vij në noterizim unë me nga 50 mijë lekë, sa herë të të dojë qejfi ty.

Denoncuesja: Qejfi?

Qytetarja Adriana Halili: Se m’ke luajtur nga fjalët.

Bashkëshorti i denoncueses: Dëgjo, dëgjo, sa herë unë…

Qytetarja Adriana Halili: Edhe unë t’kam toleruar ty.

Bashkëshorti i denoncueses: Po çfarë m’ke toleruar me lekët e mia, ke shkuar e ke hyrë në bankë, oj ti! Në bankë, moj! 5 mijë euro në bankë.

Qytetarja Adriana Halili: Ule zërin, ule zërin!

Bashkëshorti i denoncueses: Po çfarë zëri të ul?!

Qytetarja Adriana Halili: Se do vij te shtëpia dhe do ta ngre zërin në kupë të qiellit.

Bashkëshorti i denoncueses: Ti me mua, po çfarë arsye ke me ardhë?

Qytetarja: E dimë ne se për çfarë arsyeje.

Bashkëshorti i denoncueses: Më ngre zërin ti mua, me lekët e mia.

Denoncuesja: A do vish tani, të bëhesh gati te noteri?

Qytetarja Adriana Halili: Jo, jo!

Denoncuesja: Mirë! Nuk vjen! Tani nesër do t’më japësh lekët, ça do bësh /tvklan.al

Etiketa: denoncimdokumentinoterqytetareSHBAviza amerikane

Lajme të lidhura

BOTA

Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe New York

20:45 : 03/11/2026
BOTA

SHBA rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve, ja kur mbahet takimi Moskë-Kiev

19:35 : 03/11/2026
AKTUALITET

Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë

17:38 : 03/11/2026
BOTA

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Si do të shpallen rezultatet dhe kur pritet të mësohen fituesit?

16:59 : 03/11/2026
BOTA

Analiza e BBC: Demokratët në SHBA, shpresa për fitore, por a kanë të drejtë sondazhet?!

14:26 : 03/11/2026
BOTA

Konsumi i fortë dhe AI mbajnë në këmbë ekonominë amerikane, GDP-ja rritet me 3.4%

13:23 : 03/11/2026

TË GJITHA

Mashtrimi 10 mln lekë për vizë amerikane, qytetarja s’merr as shërbimin e as paratë

22:00 : 03/11/2026

53-vjeçari sulmohet nga ariu në Bulqizë dhe ndërron jetë

21:51 : 03/11/2026

“Nuk ishte lajthitje”/ Artan Hoxha: Veliaj e ka bërë zyrtare në gjykatë akuzën ndaj Ramës

21:40 : 03/11/2026

Në sezonin e dytë master, përjashtohen për shkak të mesatares së gjimnazit

21:38 : 03/11/2026

Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës

21:27 : 03/11/2026

Berisha mobilizon strukturat e Tiranës: PD nuk tërhiqet nga protesta

21:17 : 03/11/2026

INCA ndot Lezhën prej 6 vitesh, banorët vijojnë të vuajnë pasojat

21:04 : 03/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com