Berisha takim me strukturat e Tiranës: Nuk tërhiqemi nga protesta, shpërthimi rinor të mos shkojë dëm

3 Nëntor 2026 | 21:04

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar mobilizimin e strukturave të partisë në Tiranë për vijimin e protestave kundër qeverisë së Edi Ramës, duke theksuar se opozita nuk do të tërhiqet nga aksioni në rrugë.

Gjatë një takimi të zhvilluar këtë të martë në selinë blu me grupet e punës së qarkut Tiranë, Berisha u ndal te protestat e ditëve të fundit dhe angazhimi i të rinjve, duke kërkuar që energjia e krijuar nga lëvizja studentore të mos humbasë.

“Shpërthimi rinor të mos shkojë dëm. Ne nuk heqim dorë nga protesta, pasi protesta është pjesë e jona”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së kërkoi që strukturat demokratike të vijojnë organizimin dhe mobilizimin, ndërsa protestat i cilësoi si një nga instrumentet kryesore të përballjes politike me qeverinë.

Në takim u diskutua edhe për mundësinë e bashkimit të forcave politike dhe shoqërore kundër mazhorancës. Berisha u shpreh se opozita duhet të punojë për krijimin e një fronti të përbashkët.

“Shpresojmë të ngremë një front të përbashkët në interes të vendit”, tha ai.

Paralelisht me protestat, Berisha u kërkoi drejtuesve dhe grupeve të punës të nisin përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, duke theksuar nevojën për forcimin e strukturave dhe organizimin në terren.

Takimi zhvillohet në një kohë kur protesta studentore vijon në Tiranë, ndërsa PD ka shprehur gatishmërinë për t’iu bashkuar mobilizimit kundër qeverisë. Megjithatë, studentët kanë artikuluar kërkesat e tyre si një lëvizje të pavarur nga partitë politike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si funksionon procesi i numërimit të votave dhe kur do të shpallen rezultatet e zgjedhjeve në SHBA

Në SHBA, çdo shtet është përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve dhe ka rregullat e veta për numërimin dhe përpunimin e votave. Disa shtete i përpunojnë...
21:02 | 03/11/2026

Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe Nju Jork

Një problem teknik në një sistem elektronik shkaktoi ndërprerjen e përkohshme të votimit në të gjitha qendrat e votimit në Qarkun Broward, në Florida, gjatë...
20:01 | 03/11/2026

Rutte publikon foton me Ramën: Në fokus të takimit, mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka publikuar në rrjetin social X një fotografi nga takimi me kryeministrin Edi Rama, i cili u zhvillua...
19:23 | 03/11/2026