Për juristin, Kreshnik Myftari është e padrejtë që PD të anatemohet, sepse nuk ka bërë asgjë në luftën e saj kundër qeverisë.
I ftuar në ‘Task Force’ në Syri Tv, Myftari tha se betejat e PD kanë pasur kontekst juridik, duke nisur nga ligji i dekriminalizimit, kanabizimi dhe të tjera beteja të pafund të saj në 14 vite.
Sipas tij, PD ka thirrur shumë tubime dhe mitingje, duke hedhur poshtë pretendimet se kjo forcë politike ka qenë e shitur.
Për jurstin Myftari, sondazhi i NOTO, tregon se shteti nuk ka funksionuar në 14 vite, porse ka operuar vetëm në media dhe televizione.
Betejat e PD kanë qenë me kontekst juridik duke nisur nga ligji i dekriminalizimit, kanabizimi, beteja të tjera pafund. S’mund të thuhet që opozita s’ka bërë opozitë.
Të gjithë ata që refuzojnë PD, prej 14 vitesh minimumi ka thirrur shumë tubime e mitingje. Ku është shitja e opozitës? Të ndërtosh slogane kineze është e lehtë, duhet folur me fakte. Ato bëhen të famshme për rimën e jo për substancën e konstekstin.Është e thjeshtë të anatemosh.
PD është opozita e parë në shqipëri, kur këta persona s’kishin lindur ende. Ti thuash PD: ik ti dhe ma lër mua opozitën’- është e pandershme.
Është dështim i shtetit në 14 vite. Shteti funksionon vetëm në media dhe televizione, te pasqyrë Albania, pasyra Flamingo.
Në vetvete shteti, administratapër arsye të politizimit, u donte 14 vjet ta kuptonte se s’ka meritokraci në administratë?! Ka perosna të paaftë. Ti që i ke emëruar çfarë ke bërë?
© SYRI.net