Qeveria ka nisur zbatimin e masave administrative të paralajmëruara ndaj pjesëmarrësve në protestat kundër saj. Një prej rasteve është publikuar ne media, ku një i ri është gjobitur me 5 mijë lekë të reja nga Policia.
Sipas dokumentit, masa i është komunikuar të riut nga punonjësit e Policisë, por ai ka shënuar në procesverbal se nuk është dakord me vendimin.
Në hapësirën e parashikuar për kundërshtimet, i riu ka lënë edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për kryeministrin Edi Rama: “Nuk jam dakord, Rama n’burg”.
Rasti vjen në një kohë kur protestat kundër qeverisë vijojnë, ndërsa vendimi për vendosjen e gjobave ndaj protestuesve ka sjellë reagime dhe kundërshtime.















