E martë, 3 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 minuta më parë
Bota

Zgjedhjet në SHBA, Trump mesazh qytetarëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe

Presidenti i SHBA, Donald Trump e ka mbyllur fushatën për zgjedhjet e mesmandatit me një mesazh optimist për gjendjen vendit, duke deklaruar se Amerika është rikthyer në një vend të fuqishëm dhe të respektuar në botë.

“Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Tani jemi të mëdhenj. Dy vite më parë ishim në gjendje të tmerrshme, ishim objekt talljeje në të gjithë botën. Udhëheqësit e vendeve të tjera as nuk na merrnin seriozisht. Mendonin se ishim budallenj. Sot Amerika është në kulmin e saj”, deklaroi Trump për Fox & Friends.

Presidenti përmendi edhe rënien me 10 dollarë të çmimit të naftës, duke pretenduar se SHBA ka kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit përmes bllokadës detare.

Megjithatë, sondazhet tregojnë një panoramë tjetër. Sipas CNN, vetëm 34% e amerikanëve e miratojnë punën e Trump, ndërsa 73% shprehen të pakënaqur me mënyrën se si ai po menaxhon ekonominë.

Pavarësisht deklaratave të presidentit për uljen e çmimit të naftës, benzina ka arritur në 4.15 dollarë për gallon, niveli më i lartë i regjistruar në një ditë zgjedhjesh, sipas të dhënave të AAA.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.