Ministri Maqedonci në Konferencën e Sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimet ruse

3 Nëntor 2026 | 16:24

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci këtë të martë po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin, e cila mbledh përfaqësues të lartë politikë, diplomatikë dhe ushtarakë për të diskutuar për sfidat aktuale në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes në Evropë.

Sipas njoftimit, në kuadër të kësaj konference, ministri Maqedonci u ftua si panelist në debatin kryesor të nivelit të lartë me temë “Parandalimi përmes vigjilencës: Si të frenohet ndërhyrja ruse?”, së bashku me përfaqësues të lartë të NATO-s dhe të Gjermanisë.

Gjatë diskutimit u trajtuan kërcënimet që burojnë nga ndërhyrjet dhe ndikimi rus, sfidat aktuale të sigurisë evropiane, si dhe rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet aleatëve dhe partnerëve për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për të forcuar kapacitetet e saj mbrojtëse dhe për të kontribuuar vazhdimisht në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, duke bashkëpunuar me partnerët strategjikë”, thuhet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryeministri Tofan: Moldavia dyshon se pas sulmit të madh kibernetik qëndron një aktor i huaj shtetëror

Kryeministri moldav, Vasile Tofan ka deklaruar këtë të martë se një aktor shtetëror dyshohet se qëndron pas një vale sulmesh kibernetike në bazat e të...
16:09 | 03/11/2026

Përplasen dy helikopterë pranë një kampi në malin Everest, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër (VIDEO)

Një turist indian ka humbur jetën pasi dy helikopterë u përplasën ndërsa përpiqeshin të uleshin pranë kampit bazë të malit Everest. Pamjet e rrëzimit treguan...
15:42 | 03/11/2026

Dhuna ndaj studentëve të shoqëruar, Prokurori i lartë i Serbisë merr përsipër hetimin ndaj komandantit të lartë të policisë

Zyra e Prokurorit të Lartë Publik të Serbisë ka marrë përsipër hetimin mbi akuzat se oficerët e policisë, përfshirë komandantin e lartë të policisë Marko...
15:29 | 03/11/2026