Është shtyrë për ditën e nesërme vendimi i Gjykatës së Posaçme për ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.
Në seancën e zhvilluar ditën e sotme në ambientet e GJKKO-së është paraqitur avokati i saj, Kastriot Selita, ndërsa vetë Hyseni nuk ka qenë e pranishme.
Në këtë seancë po shqyrtohet ankimi i ish-drejtoreshës së SHISH kundër masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, të caktuar nga GJKKO më 21 shtator 2026, me kërkesë të SPAK.
Përmes ankimit, Hyseni kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, duke kundërshtuar vendimin që e detyron të qëndrojë në banesë.












