
Jesus de Miguel, futbollisti i Tenerifes, vdiq pas përplasjes së dhunshme me portierin e Andorrës, Jesus Owono. Gjyqtari i ndeshjes e ndëshkoi menjëherë Owono-n me karton të kuq. Portieri ndërkombëtar i Andorrës rrezikon pezullim deri në 12 ndeshje për shkak të ndërhyrjes që shkaktoi vdekjen e kundërshtarit të tij.
Pas ngjarjes tragjike, ai mund të përballet edhe me përgjegjësi penale, nëse vërtetohet se veprimi i tij përbën shkelje. Fakti që ngjarja ndodhi gjatë një ndeshjeje futbolli nuk e përjashton atë nga zbatimi i ligjit penal.
Nëse vërtetohet se veprimi i Owono-s ka tejkaluar kufijtë e rrezikut të konsideruar të pranueshëm për një ndeshje futbolli, atëherë nuk përjashtohet që portieri të përballet me akuza. Do të duhet të shqyrtohet edhe shkaku i vdekjes së atletit dhe nëse kjo lidhet me përplasjen. Neni 142 i Kodit Penal Spanjoll parashikon një dënim me burgim nga një deri në katër vjet në rastin e vrasjes nga pakujdesia e rëndë.
