Edi Rama, gjatë një interviste me gazetaren Maria Tadeo në Euronews Enlargement Summit, foli për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, por në fund të bisedës guxoi edhe të ironizonte Britaninë së Madhe.
Rama deklaroi se britanikët duhet të rikthehen në Bashkimin Europian, nga i cili u larguan pas Brexit-it, por sipas tij, këtë herë duhet të presin, pasi Shqipëria ndodhet përpara tyre në procesin e anëtarësimit.
Kryeministri e shoqëroi këtë koment edhe me një referencë ndaj krimit të organizuar, duke i inkurajuar britanikët ta luftojnë atë dhe të rikthehen në BE.
“Britanikët duhet të presin, janë pas nesh. Të jesh përpara britanikëve më në fund, pas mijëra vitesh që ishin në krye, tani duhet të rrinë pas. Shqiptarët do të përshëndesin çdo arritje të tyre.
I inkurajojmë të luftojnë krimin e organizuar, të kenë kurajë dhe të kthehen në shtëpi, sepse nuk po kalojnë mirë në mes të oqeanit. Është shaka! Duhet të jeni në BE dhe kudo doni ju”, – deklaroi Rama.














