YouTuberi i njohur ChrisFix ka blerë për vetëm 2,300 dollarë një Nissan 300ZX të vitit 1990, i cili nuk kishte lëvizur që nga viti 1998.

Vetura sportive, me ngjyrë të verdhë dhe çati T-top, kishte qëndruar për 28 vjet në një hambar, derisa pronarja vendosi ta shiste.


Fillimisht, ajo ishte publikuar në eBay me çmimin prej 4,900 dollarësh, por ChrisFix arriti ta ulte ndjeshëm çmimin.

Nissan 300ZX është i pajisur me motor V6 prej 3.0 litrash dhe transmision manual me pesë shpejtësi, ndërsa kur ishte i ri zhvillonte 222 kuaj fuqi.

- YouTube www.youtube.com

ChrisFix ka publikuar pamjet e procesit të pastrimit, gjatë të cilit ka trajtuar pjesën e jashtme, motorin, pjesën e poshtme dhe brendësinë e veturës, si dhe ka zëvendësuar parakolpin e dëmtuar.

Megjithatë, motori ende nuk është ndezur dhe para se vetura të rikthehet në rrugë, nevojiten kontrolle të kujdesshme të sistemit të karburantit, ndezjes, frenave dhe komponentëve të tjerë mekanikë. /Telegrafi/