Rruga në fshatin Carrallukë të Malishevës po përballet me vështirësi në qarkullim, pasi punimet e papërfunduara dhe reshjet e shiut kanë bërë që ajo të mbulohet nga balta dhe uji.

Gjendja e krijuar po ua vështirëson lëvizjen banorëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik.


Banorët presin ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse dhe përfundimin e punimeve, në mënyrë që të rikthehen kushtet normale të qarkullimit në këtë rrugë. /Telegrafi/