Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ndryshojnë rregullat për pagesat bankare nga 1 janari, qytetarët do të kenë 13 muaj kohë për të kundërshtuar transaksionet e gabuara

    Balla takim me Ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Neculăescu: Mirënjohje për mbështetjen në rrugën drejt BE-së

    “Votimi elektronik në sa më shumë bashki”, Celibashi: Shqetësimet e PD nuk qëndrojnë, partitë të bëjnë konsensus

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Ndryshojnë rregullat për pagesat bankare nga 1 janari, qytetarët do të kenë 13 muaj kohë për të kundërshtuar transaksionet e gabuara
    Ekonomi

    Ndryshojnë rregullat për pagesat bankare nga 1 janari, qytetarët do të kenë 13 muaj kohë për të kundërshtuar transaksionet e gabuara

    November 3, 2026
    Ndryshojnë rregullat për pagesat bankare nga 1 janari, qytetarët do të kenë 13 muaj kohë për të kundërshtuar transaksionet e gabuara

    Qytetarët dhe bizneset do të kenë më shumë kohë për të kundërshtuar transaksionet bankare që nuk i kanë autorizuar ose që janë kryer gabim. Nga 1 janari 2027, afati për paraqitjen e këtyre pretendimeve do të zgjatet nga 6 në 13 muaj, sipas ligjit të ri “Për shërbimet e pagesave”, i botuar sot në Fletoren Zyrtare.

    Ndryshimi u jep përdoruesve të shërbimeve bankare më shumë kohë për të identifikuar dhe raportuar pagesat e paautorizuara apo të ekzekutuara në mënyrë të pasaktë.

    Ligji parashikon gjithashtu rregulla më të qarta për transparencën e tarifave dhe kushteve të shërbimeve të pagesave, si dhe krijon bazën ligjore për kufizimin e tarifave të shkëmbimit në pagesat me kartë. Synimi është nxitja e konkurrencës dhe ulja e kostove të shërbimeve financiare për qytetarët dhe bizneset.

    Një tjetër ndryshim lidhet me institucionet që ofrojnë shërbime pagesash. Pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, institucionet shqiptare të licencuara do të mund të ofrojnë shërbimet e tyre edhe në vendet e BE-së, ndërsa institucionet europiane do të mund të operojnë në Shqipëri, sipas rregullave përkatëse.

    Ligji vendos edhe kërkesa më të qarta për institucionet e parasë elektronike, përfshirë licencimin, kapitalin dhe mbrojtjen e fondeve të klientëve.

    Ndryshimet përfshijnë masa për forcimin e sigurisë ndaj rreziqeve teknologjike dhe sulmeve kibernetike, si dhe detyrime për raportimin e incidenteve madhore dhe rasteve të mashtrimit.

    Ky ligj është pjesë e reformave që synojnë zgjerimin e pagesave elektronike dhe reduktimin e përdorimit të parasë fizike.

    Ligji u miratua në Kuvend më 22 tetor 2026, me 76 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim. Presidenti Bajram Begaj dekretoi shpalljen e tij më 31 tetor, ndërsa hyrja në fuqi është caktuar më 1 janar 2027.

    afati 13-mujor Banka e Shqipërisë kundërshtimi i pagesave mbrojtja e konsumatorit ndryshimet nga 1 janari Pagesat bankare qytetarët rregullat e reja bankare Shërbimet bankare siguria financiare sistemi bankar transaksionet bankare transaksionet e gabuara transfertat bankare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ndryshojnë rregullat për pagesat bankare nga 1 janari, qytetarët do të kenë 13 muaj kohë për të kundërshtuar transaksionet e gabuara

    November 3, 2026

    Balla takim me Ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Neculăescu: Mirënjohje për mbështetjen në rrugën drejt BE-së

    November 3, 2026

    “Votimi elektronik në sa më shumë bashki”, Celibashi: Shqetësimet e PD nuk qëndrojnë, partitë të bëjnë konsensus

    November 3, 2026

    Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë

    November 3, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.