
Këngëtarja amerikane Britney Spears ka tërhequr sërish vëmendjen me një deklaratë personale në rrjetet sociale. Ajo ka shpërthyer sërish ndaj familjes së saj dhe ish-bashkëshortit Kevin Federline në një postim të fundit në Instagram, duke deklaruar prerë: “Do të gjej një familje të re!”. Këngëtarja 44-vjeçare ka ndarë akuza të rënda për keqtrajtim, izolim dhe manipulim nga njerëzit e saj më të afërt, duke rikthyer vëmendjen te marrëdhëniet e saj tejet të tensionuara.
Në mesazhin e saj të koduar, artistja ka shprehur pakënaqësitë e saj për marrëdhëniet me familjen, duke bërë akuza ndaj motrës së saj, Jamie Lynn Spears, dhe duke kujtuar disa episode nga e kaluara.
Deklarata e saj, ku shprehet se do të gjejë një familje të re, ka nxitur reagime dhe diskutime mes fansave.
Jeta personale e Britney Spears vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, ndërsa këngëtarja ka folur vazhdimisht publikisht për marrëdhëniet familjare dhe periudhat e vështira të jetës së saj.
